Skip to content

Skulptura në nderim të ushtarëve amerikanë

“Kjo vepër ka të bëjë krejtësisht me humanitetin dhe heroizmin dhe atë se çfarë nënkupton të jesh njeri. Ka të bëjë me potencialin e racës njerëzore”, tha artisti

Statuja nga bronzi pothuajse 20-metërshe e artistit Sabin Howard, e titulluar “Udhëtimi i ushtarit”, që planifikohet të ekspozohet në Uashington në ditën kur përkujtohet Lufta e Parë Botërore, tregon ngjarjen e një ushtari, i cili largohet nga shtëpia për të shkuar në luftë dhe kthehet, por i tjetërsuar.

“Kjo vepër ka të bëjë krejtësisht me humanitetin dhe heroizmin dhe atë se çfarë nënkupton të jesh njeri. Ka të bëjë me potencialin e racës njerëzore”, tha artisti.

Akademia e Artit në New York ka prezantuar tashmë skulpturën e Hovard dhe do ta mbajë të ekspozuar deri më 23 mars. Hovard më pas do të flasë në një ligjëratë publike rreth krijimit të memorialit të tij, e që besohet se do të përfundojë brenda pesë vjetësh. Artisti 53-vjeçar tha se dizajni i tij final ballafaqohet me një seri miratimesh para se të ndërtohet.

Skulpturat do të zënë vend në Uashington, aty ku tashmë përkujtohen që të katër luftërat e mëdha të vendit, e para dhe e dyta botërore, ajo koreane dhe e Vietnamit.