Kryeministri, Ramush Haradinaj ka kujtuar 24 marsin e vitit 1998 në atë kohë familja e të cilit ishte cak i forcave serbe. “Historia jonë ka ditë të veçanta, ashtu siç është 5,6 dhe 7 marsi i Prekazit legjendar, edhe kjo datë e sotme është e veçantë, pra është lufta e hapur frontale në Dukagjin, për fat epilogu i kësaj dite ndodhi i tillë që UÇK e fitoi këtë betejë.
Po këtë ditë filloi edhe krijimi i zonës së lirë dhe UÇK e rriti besimin e popullatës, se duke u bërë UÇK mund ta ndihmosh çlirimin e vendit. E më vonë, 24 Mars 1999 ishte NATO e udhëhequr nga Amerika që ndërhyri me sulme nga ajri”, ka kujtuar kryeministri.
Ai në emisionin e mëngjesit në Radio Dukagjin ka thënë se duhet të mbyllen edhe kapitujt e fundit me Serbinë.