“Fokusi i bisedimeve tona duhet të jetë e ardhmja e dy vendeve. Duhet të jemi të vendosur dhe të bëjmë hapa që do të na çojnë më afër zgjidhjes së çështjes së vetme të hapur midis dy vendeve tona,” tha Zaev.
Kocijas gjatë vizitës dyditore në Shkup, krahas kryeministrit takoi edhe zv.kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryeparlamentarin, Talat Xhaferi. Ndërsa agjendën e takimeve e përmbylli me liderin e partisë opozitare Vmro-DPMNE, Hristijan Mickoski.
Siç bëhet e ditur Shkupi dhe Athina akoma kanë mosmarrëveshje, që kryesisht lidhen me ndryshimin e Kushtetutës dhe identitetit maqedonas. Sa i takon emrit më i përfoluri është “Gorna Makedonija”, por sipas palës greke ky emërtim nuk duhet të përkthehet në tryezat ndërkombëtare.
Lideri i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti ka bërë të ditur se nuk do pranonte emra për shtetin si “Sllavo Maqedonia” ose “Republika Kombëtare/Nacionale Maqedonase”.