Të gjithë “ufologët” dhe adhuruesit tjerë të “objekteve të paidentifikuara fluturuese” duhet t`i zhgënjejmë. Jo ne por Ministria Britanike e Mbrojtjes!
Ajo ka urdhëruar hapjen e arkivave dhe publikimin e të gjitha akteve të mbajtura deri më tash nën embargo, që flasin për gjoja rastet kur njerëzit kanë “parë” objektet e çuditshme fluturuese ose “gjallesat nga gjithësia”.
Janë gjithsej 25 dokumente të publikuara që dëshmojnë të njëjtën gjë: “Jashtëtokësorët” janë pjellë e imagjinatëse, ashtu sikurse edhe pjatat fluturuese dhe objektet e ngjashme që preendohet të jenë “identifikuar” nga njerëz të ndryshëm.
Në Ministrinë Britanike të Mbrojtjes, deri në vitin 2009 ka funksionuar një “Ufo Desk”, i cili pastaj është mbyllur.
Prej atëherë “përgjegjës” për qasjen me njoftimet për ufo-t është drejtoria për Hapësirën.