33 vjeçarja ka qenë gazetare e NOVA TV në Shkup, gjatë periudhës së Nikola Gruevskit. Kjo media ishte ndër të pakta që nuk kontrollohej nga qeveria e më përparshme, ku sipas Freedom House, liria e shtypit në Maqedoni krahasohej me Rusinë, Bellorusinë dhe Turqinë.
Përkundër ndryshimit të qeverisë vitin e kaluar në Shkup, Cvetkovka mendon se “gruevizmi” është akoma në jetë. “Presioni është zvogëluar, megjithatë zërat kritikë akoma nuk janë të mirëseardhur,” përfundoi ajo.