Me gjasë, Naomi, e dashura e sulmuesit të Schalke, Breel Embolo, nuk do fluturojë drejt Rusisë, për shkak se është shtatzane. Një dashuri e re është edhe mes sportistëve mjaft të njohur helvet: Valon Behramit dhe mbretëreshës së skijimit Lara Gut. Pavarësisht se Lara Gut ka stërvitje me kombëtaren helve të sikijimit, ajo me siguri do gjejë kohë për një udhëtim të shkurtër në Rusi.


Me Ramona Elsener, do kemi një sportiste tjetër dimërore. Bjondina tërheqëse është e dashura e mbrojtësit Fabian Schär. Në stadion do jetë edhe bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita, si dhe Nicole e mbrojtësit të Milanit, Ricardo Rodriguez. Më tej, media bulevardeske “Blick” përmend edhe të dashurat e Remo Freulers dhe Manuel Akanjis që janë Kristina dha Melanie respektivisht. Amina, gruaja e Haris Seferovic kishte rezervuar një dhomë hoteli gjatë KE në Francë.


Trajneri Vladimir Petkovic ka rregulla strikte, pasi në çdo rast futbolli ka përparësi. Vetëm pas ndeshjes, lojtarët e sipërpërmendur mund të qetësohen disa orë në krahët e të dashurave të tyre.


