Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me shumicë votash, në orët e para të së mërkurës kanë vendosur që demarkacionin me kufirin me Malin e Zi ta votojnë sot në orën 11.
Për një gjë të tillë nuk janë pajtuar vetëm deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të Grupit të Deputetëve të Pavarur, përcjell albinfo.ch.
Seanca, e cila nisi dje në orën 16:00, ka përfunduar pas rreth nëntë orë debati parlamentar, ku pothuajse të gjithë deputetët e Kuvendit shprehën mendimet e tyre rreth kësaj teme.
E kryeministri Ramush Haradinaj, pas debatit parlamentar ka thënë se njëjtë ka bërë edhe dikur në Hagë, kur ka pasur fjalime të mërzitshme.