Konkretisht, të enjten ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, do fluturojë drejt Shkupit për t’i dhënë dy propozime për emrin e fqinjit verior: «Republika Gorna Makedonija» (Republika e Maqedonisë së Epërme) ose «Republika Novamakedonija» (Republika e Maqedonisë së Re), përcjell albinfo.ch. Pika e mosmarrëveshjes pritet të jetë ndryshimi i mundshëm i identitetit maqedonas, por në rast se gjithçka zgjidhet, atëherë Shkupit do i hapeshin rrugët drejt integrimeve euro-atlantike.
Kontesti i emrit mes dy republikave daton nga 1991. Provinca veriore greke mbart emrin “Maqedoni”, andaj Athina frikësohet se Shkupi zyrtar ka kërkesa irredentiste, në rast se nuk ndryshon emrin.