Është mbajtur rundi i shtatë i garës së anijeve me vela në Auckland të Zelandës së Re.
Kushtet e motit ishin pothuajse perfekte për mbajtjen e garës. Dielli ishte i pranishëm gjatë gjithë kohës, ndërsa banorët e Aucklandit dolën për ta parë përfundimin e udhëtimit prej 7600 miljeve detare, përcjell albinfo.ch.
Anija Mapfree u shpall fituese, pasi që nga fillimi e kryesonte garën. Pas saj u renditen anija Hauraki, Dongfeng, dhe Turn the Tide on Plastic.