Një gastronom nga Nju Jorku ka fituar një proces gjyqësor, pasi ishte paditur nga një shitore burgerësh për sanduiçët e tij karakteristikë dhe reklamën problematike që ua bënte atyre.
“Infarkt i menjëhershëm” quhej prodhimi prej mishi e buke që ishte bërë mollë sherri në mes restorantit të tij dhe shitores në fjalë
Por, një gjykatës federal i ka dhënë të drejtë atij kështu që tashmë gastronomi Jack Lebewohl ka filluar edhe më me zell reklamimin e prodhimeve të tij, hamburgerëve dhe sanduiçëve. Tashmë krahas “Infarktit të menjëhershëm”, aty mund të porositet edhe “bajpasi i trefishtë” dhe specialitete tjera me kalori të shumta.