“Unë isha rrugës në magjistralen A8 ku papritur pashë dorën te karroceri i kamionit!”, tha shoferi që lajmëroi policinë të shtunën pasdite në Rosenheim. Menjëherë në shërbim erdhi policia gjermane e cila i bëri një kontroll kamionit dhe ku gjeti dy refugjatë nga Afganistani., përcjell albinfo.ch
Por sesi dy djemtë afganë ishin futur në mbrapësen e kamionit dhe si i kishin kaluar dy kontrolle kufitare, akoma mbetet e paqartë. 54 vjeçari nga Maqedonia, që ishte edhe shoferi i kamionit, nuk njihej me pasagjerët e “paftuar”. Hetimet vijojnë.