Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se vitin e kaluar nga Maqedonia janë shpërngulur 1.143 qytetarë, nga të cilët 62 kanë qenë me arsim të lartë dhe persona të profileve të ndryshme profesionale, transmeton „Koha“ e Maqedonisë.
Statistika tregon se vazhdimisht rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që ikin nga vendi dhe se numri i vitit të kaluar është më i lartë që nga viti 2007 e këndej.
Numri i përgjithshëm i qytetarëve të migruar dominojnë personat me arsim të mesëm (544 qytetarë të migruar), ndërsa në vend të dytë për nga përgatitja arsimore e zënë personat e migruar me arsim fillor, 274 qytetarë të migruar.
Vitin e kaluar nga vendi janë shpërngulur edhe katër doktorë të shkencave, 10 magjistra dhe 93 persona me arsim universitar.
Australia ka qenë destinacioni më i preferuar dhe në këtë vend janë shpërngulur 254 qytetarë të Maqedonisë.
Në vendin e dytë është Gjermania me 168 qytetarë të shpërngulur të Maqedonisë gjatë vitit 2011, ndërsa Amerika është destinacioni i tretë për nga numri i qytetarëve të shpërngulur, ku gjatë vitit të kaluar për në këtë vend janë shpërngulur 129 persona.