Në Bruksel sot do të vazhdojnë negociatat Prishtinë- Beograd, njofton zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën.
Temat që pritet të diskutojnë palët janë: marrëveshja për asociacionin serb, energjetika, ura në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe integrimi i menaxhimit të kalimeve kufitare, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Është parashikuar që negociatat e tilla të vazhdojnë deri më 21 mars. Dialogu i mëparshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik, me ndërmjetësimin e BE-së, u mbajt në fund të muajit shkurt, pas më shumë se një viti pauzë.