Sapo e ka thënë po-në formale për kurorëzimin me dhëndrrin, nusja papritur ka filluar “të ndjehej keq”. Ajo ishte në fazën e fundit të shtatzënisë dhe foshnja nuk kishte pritur deri në spital. Kështu, ajo ka lindur në ambientet e Zyrës së Gjendjes Civile, aty ku është lidhur martesa.
Kjo ngjarje interesante ka ndodhur të shtunën në qytetin Jallais të Francës perëndimore, kur çifti, pas kurorëzimit, po e bënte, në oborr, fotografinë e martesës. Lidhur me ngjarjen, mediet i ka njoftuar kryebashkiaku Jean-Robert Gachet.
Shtatzëna ishte tërhequr në ndërtesë, ku janë thirrur edhe zjarrfikësit. Por vetëm pak çaste më pas ka parë dritën një foshnjë e gjinisë mashkullore .
“Është emocionuese të dëgjosh në ndërtesën e komunës vajin e parë të një të posalinduri. Kjo ishte një premierë e madhe për ne dhe për zjarrfikësit”, ka thënë Gache.