Në parim SHBA dhe Serbia janë pajtuar për një diskutim të “hapur dhe të mirë” në lidhje me relacionet ekonomike, reformat dhe integrimin e Beogradit në BE, por të dyja palët kanë ide katërcipërisht të ndryshme rreth mundësisë së formimit të ushtrisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Presidenti serb Aleksandër Vucic mbrojti idenë se nuk ka “letër zyrtare” që do lejonte krijimin e ushtrisë nga Prishtina, megjithatë Mitchell potencoi fuqishëm se “askush s’ka të drejtë vetoje ndaj Kosovës për të marrë hapa të tillë.”
Përkundër kësaj, Vucic, pranoi se Serbia nuk mund të zgjidhte problemin e Kosovës, pa përfshirjen amerikane dhe se Beogradi është i gatshëm të pranojë “kompromise”. Ndaj deklaratave amerikane për mbështetjen e krijimit të ushtrisë së Kosovës, menjëherë ka ardhur reagimi i ministrisë së jashtme ruse, ku potencuan se një hap i tillë vetëm se do tensiononte situatën në Ballkan.