“Jo. Islami nuk i takon Gjermanisë. Gjermania është ndikuar dhe drejtuar nga krishterimi,” tha Seehofer për “Bild”, përcjell albinfo.ch. “Aty bëjnë pjesë pushimet e të dielave, pushimet dhe ritualet kishtare si Krishtlindjet dhe Pashkët.”
Debati nëse Islami është pjesë e Gjermanisë, ka filluar prej 2010, kur atëherë presidenti Wulff (CDU) e tha qartë se “Islami është pjesë e Gjermanisë”, ndërsa Angela Merkel (CDU) e mbështeti në 2015. Seehofer, që është udhëheqësi i partisë simotër të CDU, konservatores CSU, nuk mendon një gjë të tillë. Seehofer gjithashtu ka mbështetur mbylljen e korridorit ballkanik për refugjatët.