Një ditë pas dhunës së ushtruar ndaj 23 vjeçarit sirian në Oberhausen është arrestuar një bashkëkombas i tij, 17 vjeç. Ky i fundit duhet ta ketë goditur me thikë në mes të rrugës, pas një zënke verbale në një “Internetcafe”, përcjell albinfo.ch. Siç bënë me dije nga Prokuroria dhe policia, mjaft dëshmitarë u arratisën pas rastit.
Në bazë të dëshmive të marra nga njerëzit e pranishëm në vendngjarje, më pas janë arrestuar edhe dy persona tjerë: një sirian (17) dhe një shqiptar (18), duke e çuar në tre numrin e të dyshuarve. Dy të fundit, pas pyetjeve të policisë, janë lëshuar në liri. I dyshuari i parë duhet të dalë përpara gjykatës.