Rasti gjatë Kërshëndellave në Spittal an der Drau (Austri), kur një burrë kërcënoi me pistoletë dhe më pas grabiti kamarieren 25 vjeçare, është zbardhur nga drejtësia austriake, shkruan krone.at. Si i dyshuari kryesor për atë natë është 40 vjeçari shqiptar. Ndaj ti është ngritur një flet arrest ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.
“Pas hetimeve intensive është zbuluar i dyshuari kryesor për agresionin gjatë asaj nate në Spittal an der Drau,” tha shefi i Komisariatit të Policisë në Austri Gottlieb Türk: „Targat e veturës së tij janë zbuluar. Agresori dihet. Por momentalisht ai është në arrati.“