Deputetët austriak kanë votuar me shumicë votash marrëveshjen për pranimin e Kroacisë në BE.
Parlamenti austriak mori një vendim të tillë në praninë e kancelarit Werner Feimann dhe zëvendës-kancelarit, Michael Spinderlberger,
Edhe kryetari i parlamentit kroat, Josip Leko ishte i pranishëm gjatë ratifikimit të kësaj marrëveshjeje në parlamentin austriak.
Ai gjatë vizitës në Vjenë ka falënderuar lidershipin austriak për pranimin e Kroacisë në BE.
Shtatë deputetë të partisë opozitare me ndikimin më të madh, Partisë së Lirisë së Austrisë, votuan kundër marrëveshjes për pranimin e Kroacisë në BE.Opozita ka theksuar se Zagrebi nuk ka ndërmarrë masat e duhura për ri-institucionalizimin e pakicës gjermane dhe as që e ka ndër mend ta bëjë këtë.
Udhëheqësi i kësaj partie, Heiz Christian Strache, madje nuk mori fare pjesë në votim. Spindelberger theksoi se Kroacia, me reformat që ka ndërmarrë gjatë rrugëtimit të saj drejtë BE-së, është shembull për gjithë rajonin.
Pas gjashtë vjet negociata, aderimi zyrtar i Kroacisë në BE pritet të ndodh në korrik të 2013. Deri atëherë, të gjitha 27 parlamentet e vendeve të BE duhet ta ratifikojnë traktatin në fjalë.
Anëtarësimin e Kroacisë në BE e kanë ratifikuar edhe parlamentet e Italisë, Rumanisë, Sllovakia dhe Çekia. Ish-republika jugosllave do të jetë anëtarja e 28-të e Bashkimit Evropian.