Rreth 23 mijë njerëz janë evakuuar nga një qytezë në qendër të Italisë pasi u gjet një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore.
Zyrtarët në Fano kanë thënë se bomba e krijuar nga britanikët mund të kishte shpërthyer pasi ishte aktivizuar aksidentalisht gjatë disa gërmimeve.
Pacientët ishin larguar nga një spital dhe shërbimet e udhëtimit ishin pezulluar para se ushtria dhe ekspertët të largonin pajisjen e ta çonin në det, transmeton Albinfo.ch.
Edhe shkollat patën pushim të mërkurën.
Bomba ishte 1.1 metra e gjatë dhe me peshë 225 kilogramësh.