Google ka përjashtuar reklamimet e kriptovalutave nga platformat e veta.
Lëvizja do të prekë kampanjat promovuese për ofrimet e valutave të reja, shkëmbimeve të Bitcoinit, kuletave digjitale për ruajtje të aseteve e këshillat për shkëmbime.
Në një njoftim u tha se kjo lëvizje do të hyjë në fuqi nga qershori, por nuk u bë e ditur përse, transmeton Albinfo.ch.
BBC mëson se Google ka vendosur të veprojë kështu për shkak se mendon se ka pasur pak punë për mbrojtjen e klientëve për shkak të shumë spekulimeve.
Lëvizja ndjek hapin e njëjtë të cilin e ndërmori Facebooku në janar.
Vlera e Bitcoinit, Etherumit dhe Ripple ra menjëherë pas publikimit të këtij njoftimi.