Pak pas votimit, kryeparlamentari nga radhët e BDI, Talat Xhaferi, u përplas me ish liderin e VMRO, Nikola Gruevski. Sigurimi i Kuvendit, edhe pse me vonesë, pengoi një përplasje fizike mes kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe Nikolla Gruevski. Gruevski është ngjitur lartë në foltore dhe ka kërkuar nga Xhaferi që ta ndërpresë punën e Kuvendit. Gjatë këtij momenti vërehen shtyerje me dorë ndaj njëri-tjetrit.
Në foltore ishin mbledhur edhe deputetët tjerë të VMRO-DPMNE-së.