Verdikti është thënë nga vetë goja e kryeministres britanike, Theresa May, të mërkurën. Diplomatët rus në Londër, kanë vetëm një javë kohë për të lëshuar vendin, përcjell albinfo.ch.
Helmimi i agjentit rus ka ndodhur me “Novichok” në një park të Londrës. Ajo është cilësuar si një nga armët kimike më vdekjeprurëse të prodhuara ndonjëherë. Por “Novichok”, substanca që tashmë është konfirmuar nga kryeministrja britanike Theresa May se është përdorur në përpjekjen për të vrarë ish-spiunin rus, Sergei Skripal (66), dhe vajzën e tij Julia (33), nuk është vetëm fatale, por edhe shumë e pazakontë. Skripal dhe Julia u helmuan para një jave, ndërsa akoma janë në rrezik për jetën.