Kompania përpunimit të mineraleve “Gem Diamonds Limited” ka njoftuar se një nga diamantet më të mëdhenj në botë është shitur për 40 milionë dollarë.
“Diamanti 910 karatësh, i madh se një top golfi, iu shit një blerësi të panjohur, në qytetin belg në Antwerp”, thuhet në njoftim përcjell albinfo.ch.
“Guri i ngjyrës D, tipi II, u zbulua në muajin janar në minierat e Lesotos”, ka njoftuar kompania e përpunimit të mineraleve “Gem Diamonds Limited”.
Një diamant i papërpunuar nga Botsvana, që mendohet të jetë diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë gjatë një shekulli, u shit për 53 milionë dollarë në muajin shtator.