Numri i pasagjerëve fluturues ishte nga 70 në 80, ndërsa prej tyre kanë gjetur vdekjen sëpaku 38, ndërsa 23 janë lënduar, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch. Grupet e shpëtimit po luftojnë për të shuar zjarrin, ndërsa kompania ajrore akoma nuk ka dhënë detaje për tragjedinë.
Në aeroportin e Kathmandusë shpesh kanë ndodhur aksidente ajrore. Në shtator 2012, aeroplanit i agjensisë “Sita Air” u rrëzuar pak pas aterrimit në aeroport, duke shkaktuar vdekjen e 19 pasagjerëve në bord. Ata fluturonin për të ngjitur majën më të lartë në botë Mont Everestin.