Mijëra flutura fluturuan brenda kopshtit zoologjik në San Diego. Xhungla me flutura është transformuar në shtëpi të përkohshme për më shumë se 30 lloje fluturash. Vizitorët u panë të lumtur, e veçanërisht fëmijët.
Mijëra flutura të gjalla dhe tërheqëse i rrethuan ata, duke fluturuar lehtësisht përmes ajrit të ngrohtë për të gjetur lule për t’u ushqyer, përcjell albinfo.ch.
Kjo qendër është gjithashtu shtëpi e bimëve të shumta jeshile dhe 18 llojeve të zogjve ekzotikë. Aktiviteti gjithashtu sjell ndërgjegjësimin për uljen e numrit të fluturave në botë.