Djali i tretë i Lionel Messit dhe Antonella Roccuzzos tashmë i është prezantuar publikut. Ciro, i lindur në Barcelonë, u bashkohet vëllezërve të tij Thiago e Mateoo, përcjell albinfo.ch.
Ai ishte arsyeja pse Messi mungoi në ndeshjen e Barcelonës kundër Malagas. Bashkëshortja e Messit, Antonella, e ka publikuar në rrjetet sociale një foto me të porsalindurin dhe anëtarët e tjerë të familjes.
Përveç lumturisë që ia sjell futbolli, Messi jeton i lumtur edhe me familjen e tij. E, kjo shihet si një ndër arsyet që ai është treguar shumë i suksesshëm në futboll.