Sioni ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Thunin me rezultat të thellë, 7:2, shkruan albinfo.ch.
Në fitoren e thellë të Sionit, dy futbollistët shqiptarë, Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami, kanë shënuar për skuadrën vendase.
Lenjani ka shënuar në minutën e 47-të, kur nga ana e majtë, realizoi një gol nga distanca, ndërkohë, Kasami ka shënuar në minutën e 69-të nga penalltia.
Baseli ka vazhduar me rezultate negative dhe do të ketë shumë vështirë që të mbrojë titullin e kampionit, pasi është mundur në udhëtim nga Luzern me rezultat 1:0. Albian Ajeti ka hyrë në pjesën e dytë për kampionët, derisa Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca luajtën nga fillimi për skuadrën vendase, derisa Shkëlqim Demhasaj hyri në minutën e 75-të.
Lideri Young Boys ka vazhduar me fitore duke mundur 3:1 Grasshoppersin.
https://web.facebook.com/teleclubsports/videos/1836184423119711/