Në spektaklin për zgjedhjen e Mis dhe Mister të qytetit Neuss të landit gjerman NRW të mbajtur mbrëmë, kurorën e më të bukurës e ka fituar Marigona Krasniqi. Bartësja e këtij titulli, përveç me bukurinë e saj është dalluar edhe me faktin se është shumë e re. Marigona ka vetëm 16 vjet, është nga Essen-i dhe vazhdon mësimet në shkollë të mesme, shkruan rp-online.de.
“Mister Neuss” u zgodh Mahmoud Nabu nga Wuppertal-i.
Gara për “Miss Neuss” është organizuar nga “Miss Germany Corporation” dhe i siguron fituesit/fitueses pjesëmarrjen në garën “Miss NRW” gjegjësisht “Mister NRW”, transmeton albinfo.ch. Sigurisht, në rast fitimi të titullit atje pastaj mund të marrin pjesëm edhe në “Miss Germany”.
Marigona me pamjen e saj ka bindur jurinë ku bënte pjesë bartësja aktuale e kurorës ”Miss Germany”, Anahita Rehbein, pastaj modeli i njohur nga emisioni “Bachelor” i televizionit RTL, Sebastian Pannek etj.