Ziadin Sela është rizgjedhur në postin e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët dhe do të vazhdoj të drejtoj partinë në mandatin e dytë.
Sela në Kongresin e parë të partisë është rizgjedhur me 606 vota për dhe një kundër.
Lideri i ASH-së, Sela para të pranishmëve ka premtuar se do të vazhdojë betejën për barazinë e plotë të shqiptarëve në Maqedoni.
Sipas statutit partiak, kryetari i partisë ka të drejtë vetëm dy mandate ta drejtojë partinë.
https://www.youtube.com/watch?v=JD1bZ4YH1_Q