Prindërit e kishin lënë beben tetëmuajshe në gjumë në karrigen e saj për të kryer disa kontrolle me dy fëmijët e tjerë.
Kalimtarët kanë arritur të hapin derën e makinës falë dritares, e cila ishte pak e hapur dhe kanë tërhequr beben, bën të ditur policia e St-Gallen-it.
Kalimtarët tregojnë se kishin dëgjuar beben duke qarë.
Megjithatë, shërbimet emergjente kanë treguar se fëmija nuk kishte pësuar shumë nga temperatura.
Prindërit, të cilët u kthyen në makinën e tyre pas një kohë, kanë shpjeguar se ishin duke u kthyer nga pushimet dhe që nuk kanë menduar se ishte kaq vapë.