Komuna e Vitisë e cila është në lindje të Kosovës dhe e cila kufizohet me Ferizajn, Kaçanikun dhe Gjilanin dhe me kufirin, është komuna e cila po zhvillohet falë edhe mërgimtarëve.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është shprehur se Komuna e Vitisë ka shumë veçori që e bëjnë këtë qytet kulturor.
“Gjysma e popullatës së Vitisë është në botën e jashtme, vetëm në Gjenevë kemi 16 mijë qytetarë. Ata po japin shumë përkrahje në zhvillimin e komunës”, deklaroi ai RTK, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij në këtë komunë ka edhe shumë biznese po japin kontributin në zhvillimet socio-ekonomike.
Ai tha se Komuna e Vitisë duhet të ketë më shumë buxhet.