Komiteti për procedura dhe për imunitete në Asamblenë Parlamentare të KE, ka vendosur unanimisht që të mos diskutojë rreth heqjes së imunitetit të ish-senatorit zviceran Dick Marty, autor i raportit për trafikimin e organeve në Kosovë në vitin 1999. Në këtë mënyrë, ai nuk do të ketë mundësi të dëshmojë në këtë rast.
Dëshmia e Martyt për rastin “Medicus”, ishte kërkuar nga prokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel, shkruan Vesti dhe përcjell indeksonline.
Sipas Komitetit, që përbëhet nga 47 anëtarë nga vendet e Këshilit Evropian, sipas rregulloreve në fuqi, heqja e imunitetit nuk mund të bëhet pasiqë ai është absolute, i përhershëm dhe i pakufizuar