Një ngjitje në karrierë për 51 vjeçarin, Maas, i cili tashmë do të zëvendësojë Sigmar Gabriel-in si shef i diplomacisë gjermane. Kjo rokadë vjen pasi Gabriel ishte shprehur kundër pjesëmarrjes së tij në qeverinë e re gjermane, përcjell albinfo.ch. Kjo pritet të jetë një sfidë e madhe për politikanin Maas, pasi deri tani nuk është marrë me politikën e jashtme.
Lajmi pritet të zyrtarizohet të premten. “Ai do të veprojë në mënyrë ekselente,” tha shkurt Gabriel-i për pasardhësin e tij. Përveç ish ministrit të jashtëm, edhe ish ministrja e ambientit, Barbara Hendricks, nuk ka dashur të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Për “Rheinischen Post” ajo është shprehur se po lë detyrën me një “ndjenjë të bukur”.
Ndërsa ministrja e re e familjes, do të jetë kryetarja e Berlin-Neukölln, Franziska Giffey.
Gjermania për katër vitet e ardhshme do të ketë një qeveri gjithpërfshirëse mes konservatorëve CDU-CSU dhe të majtët SPD. Një pjesë e hierarkisë së partisë së fundit nuk ka mbështetur një koalicionim të tillë, andaj ata janë tërhequr nga mbështetja e qeverisë së ardhshme.