Duket se ndarja mes profesioneve të grave dhe burrave po zhvillohet në Evropë.
Në mesin e 20 profesioneve më të zakonshme në Bashkimin Evropian (BE), të cilat ofrojnë punësim për 76% të të punësuarve, e fortë ishte prania e grave në sektorë të tillë, si kujdesi personal (89%), pastrim (84%), administratë (80%) dhe mjekësi (78%), si dhe mes mësuesve (71%). Këto janë të dhënat e Eurostatit nga viti 2016, shkruan albinfo.ch.
Burrat ende janë të përfaqësuar me forcë në ndërtim (97%), pastaj shoferë dhe operatorë të pajisjeve të lëvizshme (96%), në industrinë metalike (96%), specialistë shkencorë dhe teknikë (83%) dhe profesionet shkencore dhe inxhinierike (74%).
Prania e njerëzve në miniera, prodhim dhe transport mbetet tradicionalisht më e fortë. Më shumë gra janë midis avokatëve, në sferën sociale dhe kulturore.