Katër persona u plagosën mbrëmë në kryeqytetin austriak Vjenë, pasi u sulmuan me thikë nga një njeri i panjohur.
Sipas mediave austriake, incidenti ka ndodhur në Metro Station “Nestroplac”, pranë lagjes vjeneze «Prater», kur njerëz të armatosur sulmuan tre anëtarë të një familje – një çift të moshuar dhe vajzën e tyre, duke u shkaktuar lëndime të rënda.
Sulmuesi duke ikur plagosi në fytyrë edhe një person tjetër dhe ishte zhdukur në drejtim të panjohur, përcjell albinfo.ch.
Policia austriake është në kërkim e sipër për të gjetur sulmuesin.
Motivet për sulmin nuk janë të njohura.
Në vendin e ngjarjes arritën gjithsej tetë ambulanca dhe për arsye sigurie, stacioni i metrosë “Nestroplac” ishte mbyllur.