Besart Berisha ka shënuar gol në Ligën Aziatike të Kampionëve për Melbourne Victoryn.
Ai realizoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 36-të ndaj Kawasaki Frontales të Japonisë, transmeton Albinfo.ch.
Ndeshja u përmbyll me rezultat të barabartë 2:2, me Berishën që u largua në minutën e 86-të.
Në Grupin F, Melbourne është i treti me dy pikë pas tri ndeshjeve. Aty prin Shanghai me shtatë pikë e ndjekur nga Ulsan që ka pesë.