Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës në bashkëpunim me “Open Data Kosovo” dhe “Girls Coding Kosova”, kanë lansuar aplikacionin social “Pritjet në Kufi”.
Zëvendësministri, Isa Xhemajlaj, është shprehur se qëllimi i platformës është hapja dhe shfrytëzimi i të dhënave për pritjet kufitare për planifikim të kohës për udhëtimet, përcjell albinfo.ch.
Zëvendësdrejtori i UNICEF në Kosovë, James Mugaju, u shpreh se ky aplikacion synon të ndihmojë qytetarët për të kursyer kohë e shmangur vonesat.
Aplikacioni mbledh të dhënat nga 12 kalimet kufitare dhe gjeneron video në kohë për të treguar statusin e çdo pike kufitare, raporton “Ekonomia Online”.
Blerta Thaçi, ka prezantuar projektin dhe tha se ky aplikacion është projektuar dhe ndërtuar nga projekti i Techstitution ne bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.