Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ylli i Genkut, Edon Zhegrova ka vendosur të luajë për Kosovën, shkruan albinfo.ch.
Zhegrova ka pasur ftesa nga Kosova dhe Kombëtarja e Shqipërisë, por ai ka vendosur të luajë për ekipin e Kosovës.
Kjo është konfirmuar nga faqja e FFK-së, ku Zhegrova shihet bashkë me kryetarin Fadil Vokrri.
“Edon Zhegrova i thotë “Po” Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar. Edon Zhegrova ka marrë nofkën edhe “Messi i Kosovës”, pasi shihet si një futbollist jashtëzakonisht i talentuar dhe me të ardhme të ndritur, derisa luan në një nga skuadrat më të forta në Belgjikë.