Nuk ndodh çdo ditë që një letër e shkruar 100 vjet më parë të dalë në pah.
Por kjo i ndodhi Tonya dhe Kym Illmanit që duke ecur në plazhin e Australisë Perëndimore gjetën një shishë ku brenda ishte e fshehur një letër e shkruar me dorë.
Sipas njoftimeve, u zbulua se ajo ishte shkruar nga një anije gjermane më 1886.
Aty shkruhej se gjetësi i letrës ta kthejë atë në ambasadën më të afërt apo te autoritetet, transmeton Albinfo.ch.
Besohet se mijëra shishe ishin hedhur në ujë për të ndihmuar shkencëtarët në krijimin e hartave oqeanike.
Hera e fundit që një shishe e tillë ishte gjetur ishtem ë 1934. Rekordi për mesazhin më të vjetër në një shishe në të kaluarën ishte 108, ndërsa tani u bë 132.