Jim Belushi dhe gruaja e tij Jennifer Sloan janë duke u shkurorëzuar pas 20 vjetësh martesë.
Sipas medieve amerikane, Sloan ka apeluar për shkurorëzim të hënën.
Belushi dhe Sloan kanë dy fëmijë. Belushi ka edhe një djalë tjetër nga martesa e parë me Sandra Davenport, transmeton Albinfo.ch.
Sloan në kërkesën për ndarje ka kërkuar që të ketë kujdestari të përbashkët për fëmijët.
Kjo ishte martesa e tretë e aktorit shqiptar dhe më e gjata. 63-vjeçari ishte martuar me Davenportin më 1980-88 dhe më pas me Marjorie Bransfieldin nga viti 1990 deri më 1992. Belushi dhe Sloan u martuan më 2 maj 1998.