Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi përmes llogaris së tij në “Facebook”, se kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë, e ku i është ndarë çmimi për pluralizmin kulturor.
Çmimi, sipas kryeministrit shqiptar, i është dhënë për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e së vërtetës historike, përcjell albinfo.ch.
“Një surprizë e posaçme, ceremonia e marrjes së çmimit për pluralizmin kulturor, i dorëzuar nga i emëruari i Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer”, shkruan Rama.