Mesditën e sotme, katër agjentë të DEA-s amerikane kanë mbërritur në portin e Durrësit.
Mësohet se vizita e tyre lidhet me sekuestrimin e 613 kg kokainë në kontenierin të ardhur nga Kolumbia, shkruajnë mediat shqiptare.
Qendra e antidrogës amerikane që mbulon rajonin e Ballkanit është me zyrë në Athinë, përcjell albinfo.ch.
Më 27 shkurt një ngarkesë me banane e mbërritur nga Kolumbia në portin e Durrësit, rezultoi se fshihte 613 kg kokainë.
Pas këtij operacioni u vunë në pranga shoferi i kamionit dhe administratori i kompanisë që kishte porositur bananet “Arbri Garden”.
Po ashtu është shpallur në kërkim edhe pronari i kompanisë Arbër Çekaj.