Në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e aktores shqiptare, Adea Shabani.
Autoritet amerikane kanë vendosur një shpërblim prej 25 mijë dollarësh për këdo që ka informacion për studenten shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Adea Shabani humbi kontaktet javën e kaluar dhe tani, miqtë dhe familja e saj, janë në kërkim të 25-vjeçares.
Shqiptarja nga Maqedonia herën e fundit u pa më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue, disa blloqe larg Teatrit të Famshëm Kinez në mes të Hollywood, jo shumë larg vendit ku banonte.
25-vjeçarja u largua nga Maqedonia për të studiuar aktrim dhe kishte rreth dy vite që jetonte në Los Anxhelos.