Një anije peshkimi është ndaluar nga zyrtarët e Gardës Bregdetare, 40 milje në jug të Kretës.
Në bordin e saj u gjetën rreth dy tonë kanabis në formën e “çokollatës”, përcjell albinfo.ch.
Anija me flamuj të huaj u ndalua pranë Lerapetras dhe në të gjendeshin katër peshkatarë sirianë.
Mendohet se anija e peshkimit është nisur nga porti i Qipros drejt shteteve evropiane.
Disa autoritete të rëndësishme shtetërorë u përfshinë në identifikimin në det të anijes 20 metra të gjatë.