Reperi i famshëm, Rick Ross është dërguar në spital. Ai është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij në Florida.
Mediat amerikane raportojnë se 42-vjeçari është duke u mbajtur gjallë me pajisje mjekësore, pasi besohet se ka pësuar sulm në zemër, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, shumë kolegë të tij i kanë dalë në përkrahje. Missy Elliot dhe Snoop Dogg janë në mesin e të famshmëve që janë lutur për reperin Rick Ross.