Skip to content

Basha thotë se Rama nuk mund ta luftojë krimin

"Për sa kohë që Edi Rama të jetë në pushtet, do të arrestohen vetëm shoferë dhe do të promovohen drejtuesit e vërtetë të krimit"

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vazhduar me akuzat ndaj ekzekutivit për kapjen nga krimi dhe droga. Në një konferencë për media Basha thase jeta dhe prona e qytetarëve në Shqipëri, është nën kërcënimin e drogës dhe nuk mund të mbrohen nga ata që  mbollën krimin në vend.

“Edi Rama është i zhytur dhe i kapur nga trafikantët e hashashit dhe kokainës. Për sa kohë që Edi Rama të jetë në pushtet, do të arrestohen vetëm shoferë dhe do të promovohen drejtuesit e vërtetë të krimit. Sot, jeta dhe prona e shqiptarëve është e kërcënuar nga paratë e krimit”, ka deklaruar Basha.