Me rastin e Festivalit të 27-të të Këngës dhe Valles Popullore Shqiptare, Nju Jorku është ngjyrosur me ngjyrat kombëtare.
Komuniteti shqiptar në SHBA ka performuar me kostume tradicionale valle e këngë shqiptare.
Atmosfera ka qenë e papërshkruar, përcjell albinfo.ch.
Nuk kanë munguar meloditë popullore burimore, kostume të shumëngjyrshme shqiptare, nga Shqipëria e Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare.
Festival u ndoq nga më shumë se 2500 shikues.