Tashmë gjithçka është shumë afër zyrtarizmit. Trajneri zviceran, Bernard Challandes, ka arritur në Prishtinë dhe pritet të zyrtarizohet në orën 13:00, si përzgjedhës i Kosovës në futboll në një konferencë për media.
Siç njofton Supersport, ai ka arritur në Prishtinë, dhe do të jetë trajner i ardhshëm i Kosovës për dy vitet e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Challandes i cili ka drejtuar shumë klube të njohura në Zvicër, si Zurich, Young Boys apo Sion, në nivel kombëtaresh ka qenë trajneri i Armenisë në vitet 2014 dhe 2015 dhe u shkarkua nga detyra pas humbjes në “Elbasan Arena” me rezultatin 2:1 pikërisht ndaj Shqipërisë që në atë periudhë drejtohej nga Gianni De Biasi.
Së fundi ka qenë menaxher në klubin e Baselit dhe ka në pronësi shumë lojtarë.
Merr fund kështu dilema se cili do të jetë trajneri i ri i Kosovës pasi tashmë të gjitha rrugët të çojnë te 66-vjeçari zviceran Bernard Challandes.