Pas drejtorit të administratës tatimore, Urs Ursprung, të enjten është liruar nga detyra edhe shefi i informatikës në këtë institucion. Këtë lirim ose shkarkim nga detyra e ka urdhëruar drejtori i përkohshëm i Adminsitratës tatimore Samuel Tanner, pas një sqarimi të gjendjes.
Shefi i informatikës dyshohet për udhëheqje jolojale të detyrës zyrtare. Konkretisht bëhet fjalë për shkelje të të Ligjit të Prokurimit.
Prokuroria federale ka iniciuar më 16 qershor padi penale ndaj shefit në fjalë të informatikës në lidhje meprojektin informatik INSIEME.